iPhone 5C, një model i lirë me kamerë 8MP?

iPhone 5C thuhet se do të jetë modeli i lirë i iPhone nga Apple, dhe ky model i shumë-pritur nga të gjithë besohet se do të paraqitet në treg gjatë muajit shtator, bashkë me iPhone 5S. Të dyja modelet pritet të vijnë me versionin e ri të sistemit operativ, Apple iOS 7.
Sipas thashethemeve të fundit thuhet se iPhone 5C do të mund të vijë me specifikat e njëjta me iPhone 5, ndërsa tani janë paraqitur edhe disa raporte të cilat komentojnë mbi kamerën e mundshme të versionit të lirë të iPhone.
Besohet se kamera e iPhone 5C do të jetë me 8 mega-piksel, ndërsa karakteristikat harduerike të kamerës mendohet se janë të ngjashme me ato të iPhone 5.
Edhe pse nuk ka detaje tjera për specifikat e iPhone 5C, siç dihet tashmë mbështjellësi i këtij modeli do të jetë i plastikës, dhe i njëjti do të vijë në ngjyra të ndryshme, për t’i plotësuar kërkesat e shumta të konsumatorëve

iPhone 5C, një model i lirë me kamerë 8MP?